Aktualitet

Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Tiranë, takohet me Metën

Shkruar nga Liberale
Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Tiranë, takohet me Metën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën zyrtare 3-ditore në Shqipëri, ku është pritur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dhe më pas do të ketë takime me liderët e tjerë shqiptarë.

Ajo i dorëzoi presidentit Meta një dhuratë simbolike nga gratë kosovare që kanë qenë viktima të dhunës seksuale në luftë.

Në orën 17:00, është planifikuar një konferencë e përbashkët shtypi mes të dy presidentëve.

Osmani e nisi vizitën në Shqipëri me një homazh te Memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Lezhë. Presidentja në detyrë u shpreh se nisja e vizitës me homazh te varri i heroit kombëtar është në funksion të rikujtimit të strategut që bëri shumë me projektin integrues mesjetar, duke u shndërruar në fortifikatë të civilizimit perëndimor.

Agjenda e takimeve të presidentes në detyrë të Kosovë do të vijojë nesër me kryeparlamentarin Ruçi, më pas homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe në orën 12:30, Presidentja e Kosovës do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, e mandej pasdite do të takohet me kryeministrin Rama.

Ndërsa të premten, Osmani do të takohet me kreun demokrat Lulzim Basha, kryebashkiakun Veliaj dhe ish-kryeministrin Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH