Aktualitet

Vjosa Osmani me urimin e veçantë: Flamuri kuq e zi bashkon Pavarësinë dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari

Shkruar nga Liberale
Vjosa Osmani me urimin e veçantë: Flamuri kuq e zi bashkon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një urim të veçantë për Festën e Flamurit. Në rrjetet sociale, Osmani shkruan se kjo datë dhe flamuri kuq e zi, bashkon Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me ditën e lindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe daljen e parë publike e UÇK-së.

Më tej presidentja thotë se 28 Nëntori iu dedikohet heronjve shqiptarë, nga Gjergj Kastriotiti, te Ismajl Qemali, Hasan Prishtina e Isa Boletini e deri te Adem Jashari, të cilët vulosën shtetin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

"Ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor.

Flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë.

Kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

Republikës së Shqipërisë ia përcjell urimet më të ngrohta të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës në këtë 111 vjetor. Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve!

Gëzuar të gjithëve!", shkruan Osmani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH