Globi

Vjosa Osmani kundër qeverisë së Avdullah Hotit: Varet nga Beogradi

Shkruar nga Liberale
Vjosa Osmani kundër qeverisë së Avdullah Hotit: Varet nga

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryetarja e këtij institucioni, Vjosa Osmani teksa foli për refuzimin ne drejtimin e seancës në të cilën u votua qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti u shpreh se kjo qeveri nuk përfaqëson vullnetin qytetar.

“Në radhë të parë një qeveri, e cila në tërësi varet nga votat e Listës Serbe, do të thotë nga Beogradi dhe së cilës votën e 61 ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, deklaroi Osmani.

Osmani nuk bëri të ditur nëse do të vazhdojë të mbajë pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Në vazhdimësi Osmani ka bërë të ditur se ishte në favor të formimit të një qeverie teknike me mandat gjashtë deri në nëntë muaj dhe shkuarje të vendit në zgjedhje pas pandemisë së koronavirusit.

Qeveria Hoti është votuar sot në Kuvendin e Kosovës me 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim.

Votë vendimtare ishte ajo e deputetit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i cili në fillim të seancës tha se do të votonte qeverinë pasi ia kishin ndërruar mendjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilët siç tha ai, e kishin vizituar në shtëpinë e tij./ REL

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH