Aktualitet

Reagimet e para zyrtare të Perëndimit për Presidentin e ri, “shuplakë” Berishës

Shkruar nga Liberale

Presidenti i ri i sapozgjedhur nga Kuvendi, Bajram Begaj mori 78 vota, vetëm një më shumë se votat e maxhorancës.

Akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, se zgjedhja e tij ishte antikushtetuese, duke e lidhur me faktin se nuk mund të zgjidhet në krye të shtetit një funksionar i lartë i ushtrisë, Ambasada Gjermane dhe BE në reagimet e para zyrtar nga Perëndimi, i janë përgjigjur si “politikë e ditës”.

Nga faktori ndërkombëtar, Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar duke përgëzuar zgjedhjen e Bajram Begajt në krye të shtetit.

Përgëzoj përzemërsisht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme. Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për tu angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria - për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive. Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”, ka qenë reagimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë.

NJë mesazh lëshoi edhe Ambasada e Bashkimit Europian, në Tiranë: "Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Në pritje për të punuar së bashku për një marrëdhënie BE - Shqipëri të begatë, të sigurt dhe solide si anëtarë të një familjeje evropiane," Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendës Presidenti i BE-së Joseph Borrell.

Pritej që të ishte pozitiv reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa uroi Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë.

“Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”.

Bajram Begaj ishte në një vizitë në SHBA vetëm një javë para se të zgjidhej në krye të shtetit shqiptar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH