Aktualitet

Vjen me pushime nga Sllovenia, aksidentohet për vdekje

Aksident
               Publikuar në : 09:04 - 14/08/19 LP

Një shqiptar, që kishte ardhur për pushime nga Sllovenia, humbi jetën në Drenas të Kosovës.

Agim Dvorani u aksidentua për vdekje nga një makinë në momentin që po kalonte rrugën dhe pavarësisht ndihmës nga familjarët, nuk arriti të mbijetonte.

Vëllai i tij ka treguar si ka ndodhur ngjarja.

Kemi qenë duke e kalu asfaltin me dalë në trotuar, shoferi i veturës ka qenë duke vozitur mbi 150 km/h në momentin kur e ka goditë. Fillimisht shoferi u ndalë dhe unë i kam thënë të lutem ma jep ndihmën e parë. Shoferi më është përgjigjur “jam me udhëtarë”, aty e kam humbur durimin dhe e kam sha”, ka thënë vllai i të ndjerit.

Sipas banorëve të asaj lagje, vetëm në 100 metra rrugë të lagjes kanë humbur jetën 9 viktima. Kjo për shkak se nuk ka vendkalim./Gazeta Liberale

(Visited 74 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *