Aktualitet

Vjen dorëheqja e dytë nga Bashkia e Durrësit

Shkruar nga Liberale
Vjen dorëheqja e dytë nga Bashkia e Durrësit

Pas Valbona Sakos është dorëhequr nga posti edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit, Etleva Kondi.

Ajo u emërua në krye të detyrës rreth 2 muaj më parë nga Sako.

Këshilli Bashkiak i Durrësit caktoi ditën  e sotme zëvendësuesin e Sakos, Zhulien Varfaj, i cili prej 12 vjetësh ka mbajtur detyrën e nënkryetarit.

Varfaj do të qëndrojë në këtë post deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë, ndërsa merr drejtimin e qytetit të dytë më të madh në vend në një situatë kaotike si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi qytetin bregdetar mëngjesin e së martës./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH