Detaje të reja kanë dalë nga vjedhjet në Ministrinë Brendshme. Sipas “Panorama”, vjedhja e parë ka ndodhur më 13 shtator, ndërsa e dyta gjatë natës së të mërkurës, më 2 tetor, por asnjëra nuk është raportuar zyrtarisht.
Vjedhjet janë realizuar nga persona ende të paidentifikuar Qendra e Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, apo siç njihet ndryshe Parku i Ministrisë së Brendshme.
Burimet thanë se materialet e vjedhura janë të nxjerra jashtë përdorimit pas rikonstruksionit të Ministrisë së Brendshme dhe janë vendosur në Park, pasi janë në procedurë të ankandit për t’u shitur për skrap.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur te Rruga e Kavajës në Tiranë, kanë nisur hetimet Prokuroria dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi ka dyshime se mund të jenë të përfshirë edhe punonjës Policie./Gazeta Liberale