Aktualitet

Vjedhje e dhunë ndaj punonjësit të policisë, 3 të arrestuar në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Vjedhje e dhunë ndaj punonjësit të policisë, 3 të

Dhunë ndaj policit, vjedhje makine e trafik klandestinësh, arrestohen 3 persona në Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga nga policia e Tiranës tre persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një nga të arrestuarit është S. Ç.,23 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, është kapur duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme 5 shtetas të huaj Marokenë në drejtim të Shkodrës, me qëllim destinacionin final vendet e BE-së. Ai do të përballet me akuzën për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

I arrestuari i dytë është A. K.,29 vjeç, banues në Paskuqan, Kamëz pasi në rrugën “Isuf Elezi” ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Qarkullimit Rrugor. Ai është arrestuar në flagrancë dhe do të përballet me akuzën për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

I treti i vënë në pranga L. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu” ka tentuar të vjedhë një automjet, dhe në momentin që shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 4 janë afruar, ka tentuar të largohet duke lënë automjetin e tij i cili u bllokua së bashku me disa sende të automjetit të cilin tentoi të vidhte.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH