Aktualitet

Vjedhja në Drejtorinë e Transportit Rrugor, reagon policia

Shkruar nga Liberale
Vjedhja në Drejtorinë e Transportit Rrugor, reagon policia

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me vjedhjen që ka ndodhur gjatë natës në zyrat e Drejtësisë së Transportit Rrugor në Kashar, ku persona të paidentifikuar kanë marrë kasafortën.

“Me datë 24.06.2020, rreth orës 07:45, është njoftuar salla operative se gjatë natës, në Kashar, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një objekti. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.”,- thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH