Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas vjedhjes së kryer në parkun e Ministrisë së Brendshme të disa pajisjeve elektronike.
Në një postim në “Facebook”, Salianji thotë se vjedhja e raportuar e Ministrisë së Brendshme është ulja autoritetit të shtetit dhe dorëzimi pa kushte i qeverisë përballë krimit të organizuar.
“Vidhet ministria kundër vjedhjes!!!??♂ Qytetarët presin mbrojtje, këta i vjedhin vetë!
Qytetarët presin rend dhe siguri, presin që autoriteti i shtetit ti sigurojë mos vidhen, dhunohen, vriten, larg qoftë të presin dhe luftën ndaj krimit të organizuar, kriminalitetit dhe korrupsionit të lartë se me këta qeveria është bashkëpunëtore… por vjedhja e raportuar e Ministrisë së Brendshme është ulja përfund e autoritetit të shtetit dhe dorëzimi pa kushte i qeverisë përballë krimit! Prandaj droga po vërshon nga katër anët dhe vrasjet me pagesë janë si blerjet në supermarket”, shkruan Salianji. /Gazeta Liberale