Aktualitet

Vizita zyrtare në Shkup, Meta takon homologun e tij Pendarovski

Shkruar nga Liberale

Presidenti, Meta ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kreu i shteti u prit nga homologu i tij maqedonas, Stevo Pendarovski me një ceremoni në rezidencën presidenciale në Shkup.

Gjatë takimit dy presidentët kanë vënë në dukje nevojën e zhbllokimit të procesit dhe fillimit të shpejtë të negociatave të anëtarësimit të të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut, sipas dy liderve, përmes përkushtimit për marrëdhënie të mira fqinjësore, japin një kontribut të fuqishëm në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH