Globi

Vizita historike e Papës në Irak, 10 mijë forca për sigurinë e tij

Shkruar nga Liberale
Vizita historike e Papës në Irak, 10 mijë forca për

Papa Françesku mbajti një takim simbolik me një nga figurat më të fuqishme të islamit shia, në ditën e dytë të vizitës së tij historike në Irak. Zyra e Ajatollahut të Madh Ali al-Sistani, lideri shpirtëror i milionave myslimanëve shia, njoftoi se bisedimet u përqendruan te paqja. Ajatollahu e priti Papën në shtëpinë e tij në qytetin e shenjtë Najaf.

Gjatë bisedimeve rreth 50 minuta Sistanu konfirmoi se qytetarët e krishterë duhet të jetojnë si të gjithë irakenët e tjerë në paqe dhe siguri, me të gjitha të drejtat e tyre kushtetuese.

Disa grupime militante shia kanë kundërshtuar vizitën duke pretenduar se turi i Papës shton ndërhyrjen perëndimore në punët e brendshme të shtetit. Minoriteti i krishterë është goditur rëndë nga valët e ndryshme të dhunës që prej pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003.

Kjo është vizita e parë ndërkombëtare e Papa Françeskut që prej nisjes së pandemisë dhe vizita e parë papale në këtë shtet. Covid-19 dhe shqetësimet lidhur me sigurinë e kanë bërë këtë udhëtimin më të rrezikshëm.

Rreth 10 mijë forca sigurie janë vendosur në dispozicion për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së kreut të Vatikanit, ndërsa në zbatim janë dhe orare të ndryshme shtetrrethimi për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Lideri 84-vjeçar i Kishës Katolike u prit fillimisht nga kryeministri Mustafa al-Kadhimi në aeroportin e Bagdatit, me një atmosferë me këngë dhe shpata. Ati i shenjtë bëri thirrje që të ndalojnë aktet e dhunës dhe ekstremizmit, përçarjes dhe intolerancës.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1186982,1186983,1186984,1186985,1186986,1186987,1186988"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH