Aktualitet

Vizita e Ramës në Greqi e Turqi, Pollo: Propagandë jashtë kufijve

               Publikuar në : 18:38 - 16/09/20 liberale

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka komentuar vizitat e fundit të kryeministrit Edi Rama në Turqi dhe Greqi, teksa shprehet se po ndërton arritje imagjinare diplomatike.

Ai e konsideron kryeministrin si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë.

Reagimi i plotë

Propagandë e vetëm propagandë edhe kur kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas deshtimit me video montazhe ne vend i gënjen mendja se njësoj siç ndërtoi projekte imagjinare me 3D për të fshehur dështimin e qeverisjes, do të ndërtojë edhe arritje imagjinare diplomatike.

I pandashëm nga propaganda e gënjeshtra, Rama duket thjesht si një cirk lëvizës që herë buzëqesh me çajin përpara në Turqi dhe herë pozon si lider global në Athinë. Askush nuk i ka harruar premtimet dhe zotimet e tij që e bëjnë qesharak përpara e Europës që gjithnjë e më shumë e ka mbyllur në kafazin e harresës.

Varfëria, kriza ekonomike dhe mungesa e nje plani konkret per përballimin e pandemisë janë e vërteta qe dhemb dhe qe rendon ne kurrizin e shqiptareve. E që nuk e zgjidhin dot shetitjet dhe e farfuritjet diplomatike te Edi Ramës!

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back