Aktualitet

Viti i ri shkollor dhe Covid/ Shahini dhe Manastirliu: Ja çdo ndodhë

               Publikuar në : 13:22 - 18/08/20 liberale

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi sot se shkollat do të hapen sipas protokolleve të përcaktuara në një kohë pandemie. Po ashtu ajo u bëri thirrje bashkive që të bëjnë gati shkollat.

Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë nga ana tjetër tha se ISHP ka përgatitur protokollet e sigurisë teksa theksoi se prioriteti i tyre është shëndeti i fëmijëve.

“Grupet tona të ekspertëve janë në komunikim të vazhdueshëm, për një detajim të protokolleve të sigurisë, ku përfshihen masat e distancimit social, kushtet higjeno-sanitare, si dhe çdo masë që garanton kufizimin e përhapjes së virusit. Ndaj çdo vendim për hapjen e shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet përgjegjëse për garantimin e masave të distancimit social dhe sigurisht duke vlerësuar në dinamikë situatën epidemiologjike”, tha Manastirliu. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back