Aktualitet

Viti i ri akademik nis me protesta

Shkruar nga Liberale
Viti i ri akademik nis me protesta

Sot, në nisje të vitit të ri akademik 2022-2023, pedagogët kanë paralajmëruar protesta. Mësohet se, protesta është parashikuar, që të nisë në orën 10:00 e të vazhdojë deri në orën 12:00 të paradites.

Ashtu siç ka paralajmëruar dhe stafi akademik, nuk do të bëhet bojkot i zakonshëm, por vetëm për dy orë dhe më pas do të vijohet mësimi.

Ndërkohë, kujtojmë se, qeveria ka miratuar vendimin për rritjen e pagave deri në masën 17%, por pedagogët nuk pajtohen me këtë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH