Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës i cili ka deklaruar se ky ka qenë viti rekord i kultivimit të kanabisit.
“Nga gropa ku zhytet thellë e më thellë dhe bërtet fort e më fort, Lulzim Basha paska “zbuluar” se ky paska qenë vit rekord i kultivimit të kanabisit! Ky individ, që në biografinë e tij ka edhe Lazaratin, nuk meriton asnjë keqardhje, por keqardhja për ata që ende e ndjekin pas, rritet dita-ditës.
Ky vit ka konfirmuar çrrënjosjen e kanabisit dhe kthim mbrapa nuk ka më!?”, shkruan Lleshaj në Twitter. /Gazeta Liberale