Globi

Virusi vdekjeprurës/ Shkon në 80 numri i viktimave, 3 mijë të prekur

Shkruar nga Liberale

Numri i njerëzve të vdekur në Kinë nga koronavirusi është rritur në 80, ndërkohë që gati 3,000 persona jane konfirmuar të prekur nga virusi, raporton BBC.

Pushimi kombëtar për vitin e ri është zgjatur me tre ditë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Të hënën, Kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei dhe qendrën e shpërthimit.

Numri i vdekjeve në provincën Hubei ështërritur nga 56 në 76, ndërsa Wuhan, vendi ku u shfaq virusi,  është në bllokim dhe disa qytete të tjera kanë ndaluar udhëtimit.

Të paktën 44 raste janë konfirmuar jashtë vendit, përfshirë në Tajlandë, Shtetet e Bashkuara dhe Australi. Nuk ka pasur vdekje jashtë Kinës.

Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe nuk ka kurë ose vaksinë specifike.

Shumica e vdekjeve kanë qenë të moshuar ose ata me probleme frymëmarrjeje para-ekzistuese./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH