Aktualitet

Virusi/ Shqiptarja e vetme në Wuhan: U sëmura, ishte thjesht grip

Shkruar nga Liberale
Virusi/ Shqiptarja e vetme në Wuhan: U sëmura, ishte thjesht grip

Silva Doçi është shqiptarja e vetme që jeton në Wuhan, vatrën e koronavirusit që ka infektuar mijëra vetë në Kinë.

Në një intervistë për Top Channel, Silva tregon se ka 11 vjet që jeton në atë që konsiderohet tani zona zero e virusit më të ri. Studentja e doktoraturës thotë se nuk u largua dot para se qyteti të izolohej, pasi ishte me grip.

Kam kryer analizat dhe kam thjesht një grip sezonal. Nesër kam një analizë tjetër për koronavirusin. E pas kësaj analizë shpresoj që të largohem nga Wuhani. Unë jetoj në konvikt dhe jemi gati me ushqime prej kur u dha alarmi. Na kanë dhënë termometra gjithashtu”, ka thënë ajo.

Silva dëshiron të largohet nga Wuhani. I kanë ofruar shtëpi në qytete te tjera, por është e pamundur pasi askush nuk ka hyrë e nuk ka dalë nga qyteti në karantinë.

“Ambasada po mundohet të më nxjerrë nga Wuhani sepse jam shqiptarja e vetme që kam mbetur këtu”, ka thënë ajo.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH