Globi

Virologia kineze: Covid u krijua, OBSH bashkëpunon me Kinën

Shkruar nga Liberale
Virologia kineze: Covid u krijua, OBSH bashkëpunon me Kinën

Virologia kineze, Li-Meng Yan lëshoi një tjetër deklaratë të fortë lidhur me virusin Sars-Cov-2. Ajo akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë se po bashkëpunon me Kinën.

“Askush nuk po thotë të vërtetën. OBSH po bashkëpunon me Partinë Komuniste Kineze”, tha virologia gjatë një interviste për “News Mediaset”.

Li-Meng Yan paralajmëroi se së shpejti do të publikojë prova të reja që tregojnë se koronavirusi u krijua me qëllim për të dëmtuar njerëzit.

Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të krijuar në një laborator. Së shpejti unë do të botoj një raport tjetër, përveç atij që kam publikuar. Ai do të përmbajë detaje shumë specifike që tregojnë sesi u zhvillua virusi. Atëherë do të shihni se kam të drejtë. Pandemia është një katastrofë historike që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Tregu i Wuhan është vetëm një justifikim, nuk ka asnjë lidhje me përhapjen e virusit", tha ajo.

Disa ditë më parë, mjekja kineze botoi disa gjetje që sipas saj, tregojnë se virusi u prodhua në laborator për të dëmtuar njerëzit brenda gjashtë muajve. Raporti që ajo botoi nuk u mirëprit dhe sipas saj kjo ka ndodhur pasi shkencëtarët nuk e kanë parë me kujdes dhe e kanë marrë të filtruar nga gojët e të tjerëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH