Aktualitet

Viktima e parë nga zjarret, Basha: Masa gjysmake nga qeveria

Shkruar nga Liberale
Viktima e parë nga zjarret, Basha: Masa gjysmake nga qeveria

Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur ngushëllimet e tij në rrjetet sociale për viktimën e parë të shënuar nga zjarret në Gjirokastër.

Basha fajëson qeverinë për mosangazhim dhe neglizhencë, duke e cilësuar si të papërgatitur në rastet e katastrofave natyrore.

Kreu i PD iu kërkoi forcave të emergjencës marrjen e masave për të siguruar jetën e banorëve të rrezikuar.

I shpreh ngushëllimet familjes së Andrea Haxhiaj që humbi jetën sot si pasojë e zjarrit në zonën e Gjirokastrës. Masat gjysmake të qeverisë nuk e kanë normalizuar dot situatën alarmante të shkaktuar nga zjarret e ditëve të fundit në vend. Pavarësisht paralajmërimeve të qytetarëve dhe medias, në shumë zona zjarret vijojnë prej ditësh, ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove të zyrës së propagandës. Si në rastin e tërmetit, emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore”.

“Përgjegjësi i kësaj situate vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh. Është momenti që çdokush që ndodhet në zonat e rrezikuara nga zjarri të largohet dhe të kujdeset për jetën. Forcat e emergjencës që ndodhen në terren të marrin masa urgjente që brenda mundësive të sigurojnë jetën e banorëve të rrezikuar dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarreve”, ishin fjalët e kryetarit të opozitës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH