Aktualitet

Vijon rritja e viktimave dhe të infektuarëve me Covid në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Vijon rritja e viktimave dhe të infektuarëve me Covid në

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë, ku vihet re një rritje e numrit të personave të infektuar dhe atyre që kanë humbur jetën.

Janë kryer 4270 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1089 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Sipas MSH, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid- 19 në spitalet COVID, përkatësisht: 10 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH