Globi

Vijon gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK-së, dëshmitarët në senanca me dyer të mbyllura

Shkruar nga Liberale
Vijon gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK-së,

Po vazhdon edhe sot e mbyllur seanca kundër ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Edhe ditën e sotme, dëshmia e dëshmitarit të katërt po dëgjohet në seancë të mbyllur.

Deri më tani të gjithë dëshmitarët në këtë proces kanë dhënë dëshmitë e tyre në seanca kryesisht të mbyllura për publikun.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën 1998–1999.

Për këto krime të pretenduara, ZPS-ja pretendon se katër pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ishin në dijeni ose kanë pasur arsye të jenë në dijeni.

Ata akuzohen edhe për pjesëmarrje direkte në frikësim, marrje në pyetje dhe keqtrajtim të të ndaluarve nëpër qendra ndalimi. Akuzat i kanë mohuar në tërësi Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi, e po ashtu edhe mbrojtësit e tyre.a

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH