Aktualitet

Vidhte artikuj në supërmarketin ku punonte, arrestohet 45-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Vidhte artikuj në supërmarketin ku punonte, arrestohet

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

Burime zyrtare bënë me dije se bënë ndalimin e shtetasit me inicialet T. RR., banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës që ka qenë i punësuar, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në një supermarket në Sarandë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH