Kryesore

Vidhen mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit të Kosovës

               Publikuar në : 19:15 - 21/10/20 liberale

Policia e Kosovës në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se, nga Thesari i Shtetit janë vjedhur mbi dy milionë euro. Autoritetet njoftuan se një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë në arrati. Mësohet se bëhet fjalë për zyrtarë që kanë abuzuar me detyrën dhe dyshohet se një pjesë e shumës është transferuar jashtë Kosovës.

“Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur nga policia.

Ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se, shuma e parave është tërhequr prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe i është transferuar një operatori ekonomik më 9 tetor.

Ky është një transaksion bankar, ne kemi gjurmuar të gjitha transaksionet të cilët janë përfituese. Nuk është tërheqje cash, por përmes transaksioneve”, deklaroi ministrja.

Sipas REL, një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G, dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2.1 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back