Aktualitet

Videoja e dhunës barbare shqetëson Blendi Fevziun: Këta njerëz sfidojnë shtetin dhe dëmtojnë Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Videoja e dhunës barbare shqetëson Blendi Fevziun: Këta
Për videon e dhunës barbare që po qarkullon në internet, ku familjarët e deputetit Rraja dhunionn një qytetar në ambientet e një lokali, ka reaguar edhe gazetari e moderatori i njohur Blendi Fevziu. Ai ka ndarë videon e dhunës në rrjetin e tij social Instagram ku shkruan se ky akt dhune është në fakt një sfidë e qytetarit, ndaj shoqërisë dhe shtetit, pasi sipas Fevziut agresorët nuk e kanë frikë këtë të fundit. “Pamjet e kësaj videoje të tmerrshme që janë publikuar dje (dhe që nuk po i ripublikoj të plota për hir të etikës dhe rregullave të Instagramit), nuk janë thjeshtë një akt dhune. As një sherr banal. Janë sfidë ndaj qytetarit, ndaj shoqërisë dhe padyshim ndaj SHTETIT të cilin duket hapur që këta njerëz as e kanë frike dhe as e kanë në llogari. Më shume duket se trembet shteti nga këta persona se sa ata nga policia dhe drejtësia. Imazhe si këto e dëmtojnë Shqipërinë më shumë se sa çdo gjë tjetër”, shkruan Fevziu.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH