Showbiz

Video+Foto/ Cili nga prindërit iu bashkua Shkëlzenit, në vallen që mbylli dasmën?

Shkruar nga Liberale

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha kishte zgjedhur një kompleks agro-turizmi në Shijak, për të konkretizuar martesën e me Armina Mevlanin, 100 për qind përmes motiveve tradicionale shqiptare.

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kanë ftuar në dasmën e tyre edhe shumë personazhë të njohur nga bota e artit. Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Julian Deda, Valdrin Sahiti, Olta Gixhari, Agnesa Vuthaj, Erla Mëhilli, Eranda Libohova, Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani, kanë qenë disa prej personazhëve të njohur nga bota e artit.

Ndërkohë, që nga muzika, ushqimi, dhe gjithçka tjetër ashtu siç e do tradita, në fund dhëndri dhe nusja janë ngritur dhe kanë kërcyer nën ritmet tradicionale të valleve shqiptare. Çiftit nga pamjet e afruara i është bashkuar e ëma e Shkëlzenit, Lirija, në kërcimin e fundit kur mbyllet dasma.

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një urim por nuk është shfaqur duke kërcyer në asnjë moment të dasmës. /Liberale.al/

 

 

https://youtu.be/YRJoFcmFJ0M?t=15

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH