Showbiz

Video/ Vetëm 23-vjeç dhe ka 34 fëmijëve, e reja tregon rutinën e saj të përditshme

Shkruar nga Liberale
Video/ Vetëm 23-vjeç dhe ka 34 fëmijëve, e reja tregon

Mendoni se jeta juaj është e lodhshme dhe e ngarkuar? Një grua ka treguar se si është jeta e saj si nënë 23 vjeçare me 34 fëmijë.

Tusayiwe Mkhondya ngarkoi një video në TikTok, ku tregon rutinën e saj të mëngjesit në shtëpinë që ajo drejton në Malawi për jetimët, fëmijët e rrugës dhe nënat adoleshente.

Në moshë 18 vjeçare, Tusayiwe e gjeti veten si një nënë beqare e pastrehë. Menjëherë pas kësaj, hapi organizatën e saj You Are Not Alone (Yana).

Fëmijët në strehën e saj variojnë nga pesë muajsh deri në moshën 16 vjeç dhe ajo ka një rutinë shumë rraskapitëse kur bëhet fjalë për t'u kujdesur për ta.

Në llogarinë e saj @tusaiweyana, ajo tha: “Të gjithë fëmijët nuk janë të braktisur. Disa janë jetimë, disa kanë vetëm njërin prind, disa i kanë të dy prindërit, por janë braktisur nga ata prindër.

Dita e saj fillon në orën 4 të mëngjesit dhe ajo tregoi se si përgatit të gjithë ushqimin për fëmijët, duke përfshirë sanduiçe dhe kuti me lëngje.

Ajo shtoi: “Unë jam e vetmja që gatuaj për fëmijët nën 5 vjeç dhe çdo fëmijë ka punët e tij/saj të mëngjesit”.

Fëmijët shkojnë në shtrat në orën 19:00. por turni i saj i natës fillon me të vërtetë atëherë pasi shumë foshnja do të zgjohen për t'u ushqyer.

"Unë duhet t'i ushqej dhe gjithashtu t'u ndërroj pelenat dhe gjithashtu duhet të përgatitem për punë dhe ditën tjetër", shtoi ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH