Showbiz

Video/ Vajza nga Ukraina këndon shqip dhe mahnit jurinë greke

Shkruar nga Liberale
Video/ Vajza nga Ukraina këndon shqip dhe mahnit jurinë greke

Një këngëtare ukrainase ka performuar në skenën e “The Voice of Greece” këngën arbëreshe "Lule Lule", duke marrë duartrokitje nga salla, por edhe miratimin e jurisë.

Vija melodike i ka tërhequr anëtarët e jurisë që janë kthyer që të gjithë. Të kuriozuar ata e kanë pyetur vajzën nëse ishte ukrainase, ndërsa vajza përgjigjet se është një këngë nga Ballkani.

Kur pyetet për gjuhën ajo përgjigjet se është shqip dhe është një këngë shumë speciale për të.

Gjithashtu, ajo shprehet se nuk flet shqip, gjë që duket edhe nga fakti që ajo i shqiptoi fjalët me vështirësi. Për më tepër, ndiqni videon./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1097891,1097892,1097893"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH