Aktualitet

Video/ U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 45 vjeçari

Shkruar nga Liberale
Video/ U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm,

Një 45 vjeçar është arrestuar në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke transportuar me automjetin tip “BMW”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.L., banues në Korçë.

“Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 45 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke transportuar me automjetin tip “BMW”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, njofton policia.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, 1 aparat celular dhe 850 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Mësohet se, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH