Aktualitet

Video/ Tmerr në Roterdam, sulm i armatosur në universitetin mjekësor, disa të vdekur dhe të plagosur

Shkruar nga Liberale
Video/ Tmerr në Roterdam, sulm i armatosur në universitetin

Një numër i papërcaktuar njerëzish janë vrarë në qytetin holandez të Roterdamit pasi një burrë qëlloi me armë zjarri në një klasë të universitetit mjekësor të Roterdamit, ku kishte edhe të shtruar në spital, tha policia lokale.

Një 32-vjeçar u arrestua pas të shtënave të së enjtes pasdite, të cilat filluan në një shtëpi dhe vazhduan në një klasë të një institucioni mjekësor aty pranë, pjesë e Erasmus. Policia tha gjithashtu se zjarri shpërtheu në të dy lokacionet.

Policia nuk specifikoi se sa njerëz ishin vrarë.

Videot e postuara në internet treguan policinë duke udhëzuar studentët të vrapojnë jashtë, ndërsa ekipet e armatosura rëndë të policisë mbërritën në vendngjarje.

Nga pamjet në rrjetet sociale dallohen qytetarë të shumtë që largohen në panik e sipër, ndërsa në vendngjarje dallohen edhe forcat speciale që kanë arrestuar një person. Nuk bëhet e qartë nëse personi i ndaluar është autori.

https://twitter.com/i/status/1707427074598941121

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH