Sport

Video/ Tifozët votojnë, ky është goli më i bukur në Kupën e Katarit

Shkruar nga Liberale
Video/ Tifozët votojnë, ky është goli më i bukur
Pas mbylljes së Kupës së Botës, FIFA ka hapur një votim në rrjetet e saj sociale, për të votuar për golin më të bukur. Tifozët kanë votuar në faqet e “qeverisë” botërore të futbollit, dhe kanë rënë dakord të zgjedhin golin e Richarlison, i realizuar me roveshiatë (teknikë në gjuhën e sportit). Sulmuesi i Tottenham shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Serbisë, në fazën e grupeve, e cila u fitua nga amerikano-jugorët me rezultatin 2-0. "Votuar nga ju dhe vetëm ju: @richarlison97! Goditja e biçikletës (roveshata) është zgjedhur goli juaj (më i bukuri) ‘Hyundai’ i turneut!", shkruan FIFA në Twitter.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH