Globi

Video/ Tërmeti shemb kalanë 2200-vjeçare në Turqi, rrënojat e saj mbulojnë rrugën

Shkruar nga Liberale
Video/ Tërmeti shemb kalanë 2200-vjeçare në Turqi,
Turqia po jeton makthe pas tërmetit vdekjeprurës 7.7 Rihter, i cili përveç qindra jetëve të humbura, ka shkatërruar mijëra ndërtesa. Mes tyre është edhe Kalaja e Gaziantepit, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. “Disa nga bastionet në pjesët lindore, jugore dhe juglindore të kështjellës historike në rrethin qendror të Sahinbay u shkatërruan nga tërmeti dhe mbeturinat u shpërndanë në rrugë. Kangjellat prej hekuri përreth kalasë ishin të shpërndara në trotuaret përreth. U shemb edhe muri mbajtës pranë kalasë. Në disa bastione u panë çarje të mëdha”, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu. Kupola dhe muri lindor i xhamisë historike Sirvani, e cila ndodhet ngjitur me kalanë dhe thuhet se është ndërtuar në shekullin e 17-të, gjithashtu u shemb pjesërisht, shtoi e njëjta media. Sipas gërmimeve arkeologjike, kalaja u ndërtua për herë të parë si observator nga hititët, ajo u zgjerua gjatë periudhës romake në shekullin II-IV pas Krishtit dhe akoma më shumë me kalimin e kohës. Ajo mori formën e saj aktuale midis 527-565 pas Krishtit, gjatë periudhës së perandorit bizantin Justiniani I, sipas Muzeumeve Turke, faqes zyrtare të muzeve dhe vendeve arkeologjike të vendit./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH