“E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë”, kështu shkruan presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.
Kreu i Shtetit rrëfen se dje ka marre pjesë në Koncertin recital “Me vallet më të bukura të Tropojës” të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj.
Ndërsa shkruan se Kcimi i Tropojës e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.
“E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë.
Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital “Me vallet më të bukura të Tropojës” të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve.
Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.
Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.
1000 vjet valle TR❤POJE! ???”, shkruan Meta teksa publikon edhe një video. /Gazeta Liberale
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/756518084781378/