Aktualitet

Video/ Tabaku sjell faktet si shqiptarët janë varfëruar në 7 vite

Shkruar nga Liberale
Video/ Tabaku sjell faktet si shqiptarët janë varfëruar në 7

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, publikon një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama, kur premtonte ulje çmimesh dhe rritje të mirëqenies në vend, ndërsa shton se Shqipëria e rilindur është Shqipëria e dështuar dhe falimentuar.

Tabaku shkruan në ‘Facebook’ se në vend ka më shumë taksa, çmime më të larta, më pak konsum dhe një tavolinë më e varfër, duke shtuar se kjo nuk është Shqipëria e atyre që duan të punojnë por e atyre që vjedhin dhe taksojnë.

Mesazhi i Tabakut:

Shqipëria e rilindur është Shqipëria e dështuar dhe falimentuar. Më shumë taksa, çmime më të larta, më pak konsum dhe një tavolinë më e varfër. Nuk është Shqipëria e atyre që duan të punojnë por e atyre që vjedhin dhe taksojnë. Shqipëria e ccmimeve 15% më të larta e shqiptarëve që kanë të ardhurat më të ulëta në rajon.

Zgjidhja e vetme është të largojmë taksidarët për t’i hapur rrugë punës dhe kapitalit. Shqiptarët kanë nevojë për mundësi dhe punë. Shqipëria ka nevojë për taksa të ulëta, punësim, investime, incentivim të konsumit. Taksa e sheshtë 9%, lehtësim për sipërmarrjen.

Së bashku mund t’ia dalim! E ardhmja është ajo e Shqipërisë në Punë!

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/595839714416577

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH