Kryesore

Video/ Sulmohet rezidenca e ambasadorit të SHBA-së në Athinë

               Publikuar në : 09:34 - 15/05/19 E Liberale

Një grup personash kanë sulmuar me bojëra dhe tymuese rezidencën e ambasadorit amerikan në Athinë. Grupi është identifikuar si anarkistët e “Ruvikona”. Ata e kanë sulmuar rezidencën rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Sulmi vjen pas një sërë protestash të anarkistëve për të lejuar terroristin e “17 Nëntorit” Dhimitris Kufondindas të dalë me leje nga burgu ku kryen dënimin për një sërë aktesh terroriste, mes tyre dhe atentate e vrasje.

Ndërkohë ambasadori Jeffrey Pyatt e ka konsideruar sulm vandalësh, që duhen dënuar sipas ligjit./ Gazeta Liberale

(Visited 2 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *