Aktualitet

Video/ Si mund të infektoheni nga koronavirusi në supermarkete

Shkruar nga Liberale
Video/ Si mund të infektoheni nga koronavirusi në supermarkete

Shkencëtarët kanë krijuar një video që tregon se si spërklat e një personi të prekur me koronavirus mund të përhapen deri në dy rreshta larg nëpër supermarkete dhe të infektojnë blerësit, pasi ato qëndrojnë në ajër për disa minuta.

Ekspertët nga Universiteti Aalto në Finlandë kanë krijuar këtë video me animacione në mënyrë që blerësit nëpër supermarkete të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e përhapjes së sëmundjes vrastare.

‘Dikush i infektuar nga koronavirusi, mund të kollitet dhe të vazhdojë të ecë , por pas ai lë ‘grimca aerosole’ jashtëzakonisht të vegjël që mbajnë koronavirusin. Këto grimca më pas mund të përfundojnë në traktin respirator të të tjerëve që kalojnë aty afër’, thotë Asistent Profesor i Universitetit Aalto, Ville Vuorinen.

Videoja alarmante pason një lajm shqetësues në mediat britanike që vrapuesit mund të kalonin infeksionin tek njëri-tjetri, edhe nëse janë gjashtë metra larg. Ndaj këshillohej që të vrapohej jo njëri pas tjetrit, por krahë për krahë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1134692,1134691"]

 

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2020/04/09/2358921288217836920/636x382_MP4_2358921288217836920.mp4

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH