Aktualitet

Video/ Si i festojnë Krishtlindjet të burgosurit shqiptarë në Greqi

Shkruar nga Liberale
Video/ Si i festojnë Krishtlindjet të burgosurit shqiptarë

Një video nga burgu Koridhalos ka bërë xhiron e rrjetit gjatë orëve të fundit. Në të dallohen qartë një grup i madh të dënuarish që festojnë në grup.

Disa prej tyre mbajnë celularë në duar,dhe filmojnë një të denuar shqiptar, i cili kërcen nën tingujt e muzikës së këngëtarit grek Sfakianakis.

Në video dëgjohen biseda në gjuhën shqipe, ndërsa të dënuarit i kërkojnë njëri- tjetrit të futen në valle dhe të kërcejnë vallen e famshme greke “Zebeqiko”.

Publikimi i videos në rrjetet sociale ka detyruar autoritetet greke të hapin një hetim ,jo për shkak të atmosferës festive dhe kushteve tashmë të përmirësuara të jetesës në këto burgje sipas ministrisë greke të drejtësisë, por për mënyrën sesi janë futur celularët dhe pijet alkoolike brenda mureve të burgut.

Autoritet kanë paralajmëruar hetim administrativ edhe ndaj gardianëve dhe shefit të sigurisë, të cilët akuzohen për shkelje te rregullores.

https://youtu.be/2hpfDx2VCtk

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH