Globi

Video/ Si e feston Theresa May rrëzimin e Boris Johnson, armikut të saj të vjetër 

Shkruar nga Liberale

Theresa May u filmua duke kërcyer me entuziazëm në një festival muzikor në ditën kur rivali i saj i vjetër Boris Johnson u rrëzua nga posti i kryeministrit.

Ish-kryeministrja tregoi disa nga lëvizjet e saj të vallëzimit, teksa iu afrua Craig David duke kënduar këngën e tij hit 'Nothing Like This 'në Festivalin Henley në Oxfordshire.

Boris Johnson, i cili kontribuoi në largimin e May në vitin 2019, më në fund njoftoi dorëheqjen e tij dje, duke pranuar se "askush nuk është i domosdoshëm" pasi konfirmoi se deputetët e tij duan një ndryshim.

65-vjeçarja ishte e veshur me një fustan portokalli të ndezur, teksa qëndronte pranë bashkëshortit të saj Philip, 64 vjeç, i cili gjithashtu dukej se po shijonte muzikën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH