Globi

Video/ Shpërthen furgoni me bombola oksigjeni, një person përfundon i djegur

Shkruar nga Liberale
Video/ Shpërthen furgoni me bombola oksigjeni, një person

Një furgon me bombola oksigjeni ka shpërthyer në qendër të Milanos, në rrugën "Pier Lombardo", zona Porta Romana. Re të mësha tymi mbuluan zonën, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

Zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i motorit të një furgoni që transportonte bombola oksigjeni. I plagosuri do të ishte shoferi që tentoi të lëvizte cilindrat dhe për këtë arsye u dogj në dorë dhe në këmbë.

Zjarri, i cili ra rreth orës 11:30, do të përfshinte të paktën katër makina, disa apartamente dhe një farmaci. Sipas informacioneve fillestare.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, punonjësit shëndetësorë të urgjencës rajonale me tre autoambulanca dhe një njësi mjekësore dhe policia.

Kopshti aty pranë i murgeshave Mantellate në via Vasari dhe disa kate të ndërtesës janë evakuuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH