Aktualitet

Video shokuese: Hamasi merr peng dhe më pas ekzekuton 4 shtetas izraelitë në mes të rrugës

Shkruar nga Liberale
Video shokuese: Hamasi merr peng dhe më pas ekzekuton 4 shtetas
Nuk kanë fund tmerret e realizuara nga anëtarët e lëvizjes Hamas, të cilët ndërmorën një sulm të papritur kundra Izraelit, mëngjesin e së shtunës. Videot e fundit që kanë dalë në dritë janë befasuese dhe tregojnë se si Hamasi rrëmbeu qytetarët e pafajshëm izraelitë nga shtëpitë e tyre dhe i ekzekutoi me gjakftohtësi. Autenticiteti i videos, e cila fillimisht u ngarkua në Telegram më 8 tetor, u verifikua nga Washington Post. Ajo tregon disa kufoma në rrugë në Be'eri, në Izraelin jugor, disa metra larg nga vendi ku militantët e Hamasit filmuan rrëmbimet e njerëzve që i përdornin si pengje. Në video personat fatkeq duken se i kanë duart e lidhura pas shpine. Në fakt, disa nga qytetarët e rrëmbyer kanë ecur zbathur. Ata ndoshta janë tërhequr zvarrë nga shtëpitë e tyre. Personi që merr videon i bërtet grupit ndërsa ata i afrohen një kryqëzimi të ruajtur nga një portë, e cila të çon nga Be'eri drejt Gazës. Më pas vijon një video e dytë në të cilën shihen katër trupa pranë kësaj porte. Kjo video besohet të jetë xhiruar një orë e gjysmë pas fillimit të sulmit tepër brutal dhe ishte ndër dokumentet e para që tregonte luftëtarët e Hamasit duke kapur civilë izraelitë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH