Një ish oficere policie amerikane që qëlloi për vdekje fqinjin e saj brenda banesës së tij në Dallas është dënuar me 10 vjet burg për vrasje.
Amber Guyger, 31 vjeçe, argumentoi se ajo vrau Botham Jean, 26 vjeç, pasi mendoi se ai ishte në banesën e saj dhe se ishte një “kriminel”.
Gjatë një gjyqi të tensionuar shtatë-ditor, Guyger pranoi se ajo qëlloi “një njeri të pafajshëm”..
Megjithatë, çfarë ka bërë përshtypje në gjithë këtë proces, ka qenë reagimi i vëllait të viktimës.
Në një dëshmi emocionale, vëllai i Jean, Brandt tha që ai “e donte Guyger si person” para se t’i jepte një përqafim.