Globi

Video/ Shkrumbohen 3.500 makina të parkuara në aeroportin e Floridas

Shkruar nga Liberale
Video/ Shkrumbohen 3.500 makina të parkuara në aeroportin e Floridas

Më shumë se 3.500 makina me qira u dëmtuan ose u shkatërruan nga një zjarr i madh që ra shumë pranë aeroportit të Floridas. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Makinat e djegura qëndronin në një zonë me bar dhe i përkisnin kompanisë të makinave me qira, në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridas Jugperëndimore, në Fort Myers.

Nuk bëhet e ditur se si makinat kanë marrë flakë, por zjarrfikësit për t’i shuar, kanë përdorur dhe ndihmën e helikopterëve të cilat hidhnin ujë nga ajri, shkruajnë mediat e huaja. Dëshmitarët, u shprehën se dëgjuan shpërthime të shumta ndërsa flakët përhapeshin në të gjithë zonën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të mësuar shkakun e vërtetë.

Mendohet se parkimi i makinave me qira ishte më i ngarkuar se zakonisht për shkak të koronavirusit, pasi më pak klientë kanë marrë me qira makina dhe aeroporti thuajse e ka ndaluar aktivitetin e saj.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2020/04/06/6536973292287016802/636x382_MP4_6536973292287016802.mp4

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH