Aktualitet

Video/ Shkelma e grushte, dhunohet barbarisht e reja në Kosovë

               Publikuar në : 21:55 - 18/09/21 liberale

Një episod aspak i hijshëm është shënuar këtë të shtunë në Pejë të Kosovë. Mediat atje kanë publikuar pamje, ku një burrë e një grua dhunojnë barbarisht një tjetër femër.

Policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes dy personat që ushtronin dhunë ndaj vajzës në fjalë ndërkohë viktima e sulmit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha Gashi.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back