Kryesore

Video/ Sherr masiv mes të rinjve në lokal, nuk kursejnë as karriget

               Publikuar në : 11:36 - 14/08/19 LP

Një rrahje mes pesë personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal në Gjilan. Përveç grushteve, të rinjtë janë goditur me mjete të forta dhe karrige.

Policia ka identifikuar të dyshuarit dhe ka konstatuar se të gjithë kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Njëri nga të dyshuarit ka marrë lëndime më të rënda dhe ka pranuar ndihmë mjekësore, raporton Sinjali.

“Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një rast rrahje në pompën e karburanteve HIB- petrol. Nga informatat e marra, incidenti ka ndodhë në orët e vona të natës të datës 12 gusht 2019 ,në mes të pesë personave të dyshuar. Pas një fjalosje të ashper ka ardhë deri te rrahja mes tyre, duke goditur njëri -tjetrin me mjete të forta.
Njëri nga personat e përfshirë në incident ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmën e mjekut. Nga ana e policisë së Kosovës janë identifikuar të dyshuarit dhe në bazë të matjeve ka rezultuar se që të gjithë të dyshuarit kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit janë duke i bërë hetimet rreth rastit”,
tha zëdhësi i policisë./Gazeta Liberale

Rrahje me tavolina e karriga mes te rinjve ne Gjilan

Publiée par Inspirimi sur Mardi 13 août 2019

(Visited 329 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *