Globi

Video/ Serbët masin forcat me pjesëtarët e KFOR-it në një lojë me tërheqje litari

Shkruar nga Liberale
Video/ Serbët masin forcat me pjesëtarët e KFOR-it në

Në Leposaviq sot po mbahen lojërat sportive të punëtorëve në disa disiplina dhe ajo që askush nuk e priste ishte që pjesëtarët e kontingjentit amerikan të KFOR-it, të cilët këto ditë po mbarvajnë protestat serbe para komunave në Veri të Kosovës, do të garonin kundër serbëve në disiplinën e tërheqjes së litarit. Sipas Euronews Serbisë, pjesëtarët e KFOR-it fituan me rezultat 2:1.

Prej më shumë se 10 ditësh tashmë serbët protestojnë në 3 komuna në veri të Kosovës për të mos lejuar futjen në zyra të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat ata i bojkotuan. Protestat shpesh kanë qenë të dhunshme, duke shkaktuar edhe krizën e radhës ndërkombëtare mes dy shteteve dhe shtimin e numri të forcave të KFOR-it në Kosovë, për të garantuar sigurinë.

https://youtu.be/FIxJdZkYD_0

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH