Aktualitet

Video/ Rrëfimi rrënqethës i dëshmitarit: Ja ç’më tha Bleona Mata

               Publikuar në : 10:57 - 29/05/19 Liberale

Në emisionin “Pa gjurmë” në Report Tv është rikthyer sërish historia e vogëlushes, Bleona Mata e cila humbi dhjetë vjet më parë teksa ishte duke kullotur bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit.

Një person nga Shkodra që dëshiron të mbetet anonim pretendon se e ka takuar Bleona Matën në nëntor të 2018 në Ulqin dhe tregoi “live” atë që i ka thënë vajza.

“Ju falenderoj si staf që keni bërë një punë shumë të mirë, por do ta jap disa detaje. Në tetor 2018 kam qenë në Ulqin në Londol dhe aty kam qenë duke pritur pronarin për punë, në trotuar është afruar një vajzë 13-14 vjeç, ka thënë ‘babi a po më njeh?” Tha: “ jam Bleona Mata, vajza e Bukurie Matës nga Zapoti i Kukësit”. Më tha: “a po më con te shtëpia? Unë gjithnjë mendova mos është ndonjë nga Ulqini, por pasi u ktheva nga emigracioni mora gazetarët e Report Tv dhe u tregova. Për këto detaje unë jam gati që të bashkëpunoj për t’i çuar gazetarët në vendin e ngjarjes, ku bisedova 2-3 minuta. Imazhi i vajzës ishte me ato sytë që janë dhënë gjithnjë, por detaji kryesor ishte shumë e dobët fizikisht. Ishte vetëm në Ulqin, ishte afër një shkolle, përballë një marketi në qendër të Ulqinit”, – tregoi dëshmitari për Report Tv. /Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *