Sport

Video/ Reali “zhyt” nëndetësen, blindon vendin e 3-të

               Publikuar në : 18:20 - 05/05/19 R Liberale
OraNews.tv

Reali i Madridit është rikthyer te 3 pikëshi pas dy javësh mungesë. Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka triumfuar me rezultatin 3-2 ndaj Villareal, për të siguruar edhe vendin e 3-të në La Liga.

Edhe pse e nisën praktikisht me gol, me Mariano që realizoi pas 120 sekondash lojë, “Los Blancos” rrezikuan të dilnin vetëm me një pikë nga ky 90-të minutësh. Moreno në minutën e 11-të vendosi baraspeshën momentale, përpara se Vallejo të dërgonte Realin drejt dhomave të zhveshjeve me avantazhin minimal 2-1.

Me rikthimin në fushë, ishte sërisht Mariano që realizoi dhe vendosi në kasafortë fitoren e madrilenëve. Goli i Costa në minutën e katërt shtesë vleu për statistikë. Pas kësaj fitoreje, Reali numëron 65 pikë në vendin e 3-të, ndërkohë që Villareal qëndron e 15-ta me 40 pikë.

(Visited 1 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *