Aktualitet

Video/ Rama-Veliajt: Çohu nesër në 4:30 dhe lyej shkallët e pallatit

Shkruar nga Liberale
Video/ Rama-Veliajt: Çohu nesër në 4:30 dhe lyej shkallët

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë shoqëruar në banesën e re në Tiranë anëtarët e familjes Lala. Ata janë strehuar në një nga banesat sociale në Shkozë, në Tiranë.

Në përpjekje për të treguar përkushtimin dhe kujdesin e tyre ndaj të prekurve nga tërmeti, Rama dhe Veliaj zbuluan një gjë tjetër më të rëndë: mungesën e vëmendjes në ditë normale.

Gjatë ngjitjes për në banesë, Rama e kritikoi Veliajn që nuk ishin lyer muret e pallatit, që siç duket edhe nga video, janë me shkarravina.

E pasi hynë në shtëpi, Rama nuk e harron muhabetin e shkallëve, madje i kërkon që të vijë t’i lyejë vetë.

Një teatër i panevojshëm në një moment të tillë ku dhimbja e atyre familjarëve që humbën 9 persona ishte më e rëndë se muhabeti i shkallëve.

Por e vërteta e hidhur e këtij 'incidenti të qëllimshëm’ tregoi se sa pas dore janë lënë banesat sociale, të cilat janë nën kujdesin e Bashkisë.

Biseda gjatë ngjitjes së shkallëve

Edi Rama: Po këto pse nuk i lyni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?

Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…

Edi Rama: Ç’a do i lyejmë, mos ti shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.

Biseda në shtëpi

Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.

Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.

Erion Veliaj: Ok./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH