Globi

Video/ Raketat godasin qendrën tregtare ukrainase, ndodheshin brenda 1000 civilë

Shkruar nga Liberale

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se 1000 civilë ishin brenda ndërtesës në atë kohë, kur ndodhi shpërthimi dhe sipas tij “është e pamundur të imagjinohet numri i viktimave”.

Kompleksi është përfshirë nga flakët pas sulmit barbar që ndodhi pasditen e sotme

Rusia ka kryer një sulm vdekjeprurës me raketa në një qendër tregtare të mbushur me njerëz, në sulmin e fundit barbar të regjimit të Putinit, kundër civilëve.

Qendra tregtare e mbushur plot me njerëz në Kremenchuk kishte rreth 1,000 persona brenda kur raketat ranë mbi ndërtesën këtë pasdite. Zyrtarët fillimisht kanë thënë se të paktën dy persona janë vrarë dhe 20 janë plagosur, por numri i të vdekurve pritet të rritet.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2022/06/27/1288372903843677198/640x360_MP4_1288372903843677198.mp4

Të mbijetuarit në panik u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar të iknin, ndërsa kompleksi shpërtheu në zjarr, duke dërguar shtëllunga të mëdha tymi në qiell.

"Është e kotë të shpresosh për mirësjellje dhe humanizëm nga Rusia", tha Zelensky i cili shtoi se qendra tregtare nuk paraqiste "asnjë kërcënim për ushtrinë ruse" dhe "nuk kishte "asnjë vlerë strategjike" duke akuzuar Rusinë se nuk po i lejon njerëzit pambrojtur të jetojnë jetëne  tyre normale.

Kryebashkiaku i qytetit Vitaliy Meletskiy tha se nga sulmi kishte të vdekur dhe të plagosur, por nuk dha shifra. Kremenchuk është një qendër industriale në Ukrainën qendrore, e vendosur në brigjet e lumit Dnipro.

Qyteti, i cili kishte një popullsi prej 217,000 banorësh përpara pushtimit të Rusisë, është vendi i rafinerisë më të madhe të naftës në vend.

Kjo duket se është vetëm goditja e fundit e kryer nga forcat e Vladimir Putin kundër civilëve të pambrojtur në Ukrainë, siç ka ndodhur më herë me spitalet, shkollat dhe shtëpitë e shkatërruara gjatë pushtimit të tij të egër. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH