Aktualitet

Video/ Qytetari i shkon në zyrë zyrtarit të Kadastrës që u dorëhoq

               Publikuar në : 18:53 - 11/09/19 R Liberale

Një qytetar i Vlorës ka denoncuar përmes një video në “BalkanWeb” nëndrejtorin e dorëhequr të kadastrës së Vlorës Klodian  Troci, ndërsa e akuzon atë se i ka shitur shtëpinë në bashkëpunim me një firmë.

Ky është momenti kur qytetari hyn në zyrën e nëndrejtorit të dorëhequr të kadastrës Klodian Troci dhe bisedon ashpër më te duke etiketuar atë si “hajdut dhe huligan”.

Ai thekson se ai i ka shitur shtëpinë duke i dhënë një shtëpi të pabanueshme, pa dyer dhe pa dritare duke bashkëpunuar ngushtë  me një firmë. Vlonjati thekson se ka ngelur për katër vite nëpër gjyqe, ndërsa i bën thirrje kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon ndihmë për të tejkaluar këtë situatë dhe të merren masa urgjente ndaj shkelësve të ligjit.

(Visited 209 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *